Mediu kërkon të pyetet ish-shefi i Shtabit: S’është e vështirë t’i gjendet adresa në SHBA, të organizohet video-konferencë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë një deklarate të dhënë për mediat pas përfundimit të seancës së radhës për “Gërdecin” ku u pyetën dëshmitarë të tjerë, tha se duhet që të organizohet një video-konferencë me ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha i cili jeton në SHBA.
“Se çka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, – tha Mediu. – Se kush janë përgjegjësitë ligjore të ministrit, këtë duhet të provojë sot prokuroria, të paktën me provat shkresore që bie. Unë dua të analizoj ekspertizat, qoftë që kanë bërë ekspertët amerikanë dhe kjo nuk ka lënë një mundësi që u lexua gjatë nga ana e prokurorit për të provuar idenë e karrocës. Ka lënë pesë mundësi të shkaqeve të shpërthimit dhe duhej bërë eksperimenti për të provuar sa qëndronte një shkak apo një shkak tjetër. Dhe mendoj se është një proces gjyqësor për të provuar të vërtetën. Nuk u bë herën e parë e parë, shpresoj që duhet marrë në konsideratë në këtë proces.
Për të vazhduar pastaj edhe me pretendimin tjetër që është më absurd. Pyesni cilindo ushtarak apo ministër mbrojtje në botë. Prandaj nuk pranohen ekspertët e lartë të huaj që donin të vinin këtu, gjenelarë edhe ministra sepse e dinë shumë mirë që nuk merret ministri me çështjen e kalibrave.
Për të vazhduar pastaj edhe me pretendimin tjetër që është më absurd. Pyesni cilindo ushtarak apo ministër mbrojtje në botë. Prandaj nuk pranohen ekspertët e lartë të huaj që donin të vinin këtu, gjeneralë edhe ministra sepse e dinë shumë mirë që nuk merret ministri me çështjen e kalibrave.
Për më tepër, në gjithë atë që ka të bëjë me armatim-municionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj e të vegjël, jo sipas meje, po ju keni qenë në gjyq dhe kanë qenë ushtarakët që e kanë deklaruar.
Për më tepër, në gjithë atë që ka të bëjë me armatim-municionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj e të vegjël, jo sipas meje, po ju keni qenë në gjyq dhe kanë qenë ushtarakët që e kanë deklaruar.
Në qoftë se ne duam t’i hyjmë një historie, ta përsërisim nga e para dhe dëshmitarët që ka prurë prokuroria nuk paskan asnjë vlerë, atëherë për çfarë zhvillohet ky proces?!
