Vokshi/ ‘Në QSUT ikën dritat për 2 orë dhe ndërruan jetë 4 pacientë në intubim’
Në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetja demokrate Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e urgjencës në QSUT tashmë prej 2 muaj, pas zjarrit që përfshiu katin 0 të spitalit.
Në fjalën e saj, Vokshi tha se duhet të përgjigjet ministrja e Shëndetësisë në lidhje me një denoncim që ajo ka marrë nga një qytetar se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.
‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën e QSUT-së, e cila ka rreth 2 muaj që nuk funksionon. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat e shumicës, e rrëzuat kërkesën time që ta bënim seancën në QSUT. Sa mund të ndihmonim për zgjedhjen e situatës.
