Endri Prifti dhe Gresa Gjocera flasin për këngën më të re “E poshtër”
“Gëzuar me ju” erdhi pranë teleshikuesve të News24 këtë të diel me një mbrëmje dedikuar artistëve të rinj.
Mes të ftuarve ishte edhe Gresa Gjocera, artistja të cilën Endri Prifti e ka zgjedhur për këngën e tij të re, “E poshtër❤️(Besomë)”.
Përpara se Endri dhe Gresa të interpretonin këngën ‘live’ në “Gëzuar me ju”, Stefi zbuloi se si ata e përzgjodhën këngëtaren për këtë këngë. Stefi tha se ata kanë qenë të ftuar në një program të ngjashëm televiziv si “Gëzuar me ju”, ku Gresa interpretonte.
Vetë Gresa u shpreh shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, “Është bekim që Zoti e bëri të mundur këtë bashkëpunim”.
Klipi i këngës “E poshtër❤️(Besomë)” është realizuar bukur nga “Max Production”.
Total 0 Votes
0
0
