SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Këlliçi: Do publikohen prova të reja, prandaj Veliaj kërcënon hapur Ramën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me qëndrimin që mbajti kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama në lidhje me arrestimet për korrupsion të drejtorëve të bashkisë për aferën miliona euro “5D”.

Teksa ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga takimi që pati me demokratët e Beratit, Këlliçi shprehet se me kërcënimin e hapur ndaj Edi Ramës, Veliaj thjeshtë dëshmoi se “Rilindja” është tashmë një organizatë kriminale, ku kodet mafioze funksionojnë më së miri.

Këlliçi paralajmëron se do të publikojë të tjera fakte e prova të pakontestueshme dhe për këtë shkak sipas tij, kërcënimi ndaj Ramës është tërësisht i përligjur.

Reagimi i plotë:

Nga Berati pata mundësinë të falënderoja nga zemra demokratët e këtij qarku të cilët qëndruan fort në kohët më të vështira të kësaj partie, duke e rithemeluar dhe shpëtuar këtë forcë politike.

Partia Demokratike u fut në zgjedhjet e 14 Majit pa logon e saj, pa mbështetje mediatike, pa financa, pa numërues, pa komisioner, pa vëzhgues, pa emrin e Kryetarit në fletën e votimit, por në krah kishte qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që na dhanë plot gjysëm milioni votash, të cilat janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme për të vijuar betejën deri në fitore.

Pacienti politik terminal dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës & organizatës 5D, Erion Veliaj, së shpejti do të përgjigjet përpara qytetarëve shqiptarë për çdo vjedhje, abuzim dhe masakër urbane që i ka shkaktuar kryeqytetit. Me kërcënimin e hapur ndaj Edi Ramës, ai thjeshtë dëshmoi se ‘Rilindja’ është tashmë një organizatë kriminale, ku kodet mafioze funksionojnë më së miri.

S’ka faj. Të tjera fakte e prova të pakontestueshme do bëhen publike shumë shpejt, ndaj dhe kërcënimi ndaj Ramës është tërësisht i përligjur. Bashkë kanë vjedhur e bashkë do ikin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?