SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Arrestohet administratori i një kompanie ne Tiranë

Policia ka arrestuar një person si shkaktar i humbjes së jetës së punëtorit 55-vjeçar Sinan Baci, i cili ditën e djeshme ra nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, në një kantier ndërtimi tek Kodra e Diellit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vdekja e punëtorit tek Kodra e Diellit, arrestohet administratori i kompanisë

“Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?