“Turp, tradhtarë”- Vuçiç shpërthen kundër Greqisë pas vendimit për Kosovën
Dora Bakojani, raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka arritur të zemërojë brenda pak ditësh presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç.
Presidenti i Serbisë gjatë fjalimit të tij, i tha Bakojanis se duhet t’i vijë turp, duke thënë se për tre ditë ka ndryshuar mendimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Danas.
Pak ditë më parë, për të njëjtën çështje, Bakojanis zemëroi edhe shefin e diplomacisë serbe.
“Dora Bakojanis nuk është kushdo, ajo është nga familja Mitsotakis, ajo është motra e kryeministrit”, i tha Bakojanit ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Daçiç konsideron se është “gabim” që propozimi i komisionit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në anëtarësim të atij organi është dorëzuar nga relatorja kryesore greke Dora Bakoyani, “sepse Serbia ishte shumë i drejtë me Greqinë”.
Në mbledhjen e fundit shtetërore të komitetit në Paris është miratuar raporti i Bakoyanit.
Më tej është shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në seancën plenare të Këshillit të Evropës dhe seanca pritet më 18 prill. Vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.
