Erdogan pranon humbjen. “Fatkeqësisht nuk arritëm rezultatin që donim në zgjedhje”
Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.
Imamoglu kryesoi në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.
Presidenti turk pranoi humbjen. “Fatkeqësisht nuk arritëm të arrijmë rezultatin që donim në zgjedhje”. Kështu u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi nga selia e partisë së tij AKP në Ankara, të transmetuar nga TV shtetëror TRT.
“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke fituar”, shtoi ai, “Sot fituan 85 milionë turq, humbja duhet të jetë një pikë kthese për partinë tonë.”
#erdogan #turqi #humbje #reporttv
