Bota

Holandë/ Një person i armatosur dhe me ek’splozivë merr peng disa njerëz.

KAON

Disa persona po mbahen peng në një kafene në qytetin Ede në Holandë, ndërsa rreth 150 shtëpi pranë kafenesë janë evakuuar.

Policia e armatosur ka rrethuar një pjesë të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve që të “qëndrojnë larg” zonës.

Gazeta kombëtare de Telegraaf raportoi se personi që mori peng njerëzit ishte i armatosur dhe me eksplozivë.

Nuk ka asnjë tregues se situata e pengjeve ka një motiv terrorist, tha policia në një deklaratë në X.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?