SPAK i komunikon Mirel Mërtirit akuzat për korrupsion dhe pastrim parash
SPAK i ka komunikuar akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.
Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori u njoh me akuzën ndaj klientit të tij. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie ne lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Prokurorët e posaçëm ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Ahmetajt, Enrik Ligorit, pasi ish-zv.kryeministri është në arrati.
SPAK i komunikoi avokatit të Mirel Mërtirit akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mirel Mërtirit.
Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Total 0 Votes
0
0
