Alfred Peza: “Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028”
Ditën e sotme në disa portale ka qarkulluar lajmi se drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Alfred Peza për “Koha Jonë”, ku është shprehur se do të qëndrojë në detyrë deri kur t’i mbarojë mandati në vitin 2028.
“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028”, tha Alfred Peza.
Alfred Peza është Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbejë në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.
Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.
