Bota

Ma’sakra në Moskë, rrëfehet një nga te’rroristët: Më kanë dhënë 5 mijë euro që të qëlloja

KAON

“Çfarë po bënit në Crocus?” e pyet një burrë nga njësitë speciale.

 “Unë qëllova”, përgjigjet burri. “Kë qëllove?” e pyet oficeri. “Njerëzit,” thotë terroristi.

“Pse e bëre?” e pyet sërish ai. 

“Për para,” rrëfen një nga autorët me zë të ulët.

Në një video të postuar në Telegram, i arrestuari i cili është 26 vjeç, ka pranuar të marrë pjesë në sulm pasi ishte rekrutuar një muaj më parë duke marrë rreth 5 mijë euro.

ISIS ka marrë edhe një herë përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se sulmi është kryer nga katër “luftëtarë” të tij, fotot e të cilëve i ka publikuar.

Sulmi vjen në kontekstin e një lufte midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin, por gjithçka mbetet ende një mister.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?