AktualitetBota

Bombardime masive ruse në Kiev dhe Lviv

KAON

Sipas Sergei Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, ushtria ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga bombarduesit strategjikë Tu-95MS.

 

Mbrojtja ajrore ukrainase “rrezoi rreth 10 raketa armike mbi Kiev dhe në periferi të kryeqytetit”, tha Popko në një postim në faqen e rrjetit social Telegram, duke sqaruar se sipas informacioneve paraprake nuk kishte viktima apo dëme. Sipas Popkos, sulmi u nis nga rajoni i Saratovit në Rusinë jugperëndimore. Për herë të tretë brenda një jave, i gjithë territori i Ukrainës u vu në alarm gjatë natës. Alarmi zgjati dy orë në kryeqytet, sipas Popkos.

Raketat ruse dhe dronët Shahed të prodhuar nga Irani u lëshuan gjithashtu në distriktin Stryi, në pjesën jugore të qytetit të Lviv, në Ukrainën perëndimore, sipas guvernatorit të distriktit me të njëjtin emër Maxim Kozytskyi.

“Objektivi ishte infrastruktura jetike”, tha kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sandovy, i cili numëroi rreth 20 raketa dhe 7 dronë. Qyteti Stryi ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg kufirit me Poloninë, një vend anëtar i NATO-s, i cili ka ngritur nivelin e gatishmërisë ndaj këtyre bombardimeve pranë territorit të tij.

Komanda operacionale e Forcave të Armatosura Polake (RSZ) njoftoi gjithashtu se “vëzhgoi aktivitet intensiv të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse” gjatë natës, në lidhje me sulmet në Ukrainë.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?