Basir Çollaku/ PD, opozita dhe 10 dispozita…
-PD po bashkohet dhe zgjerohet, kjo është e domosdoshme, por mjaft kanë ardhur për berishizmin e jo Berishën. Disa mëkatarë, e duan këtë produkt për amnisti, për ta përdorur pas konsumit fitues, ndoshta edhe kunder dhuruesit..
-PD dhe opozita kanë shumë deputetë, shumë pak politikanë, madje disa cilësorë i ka pa mandat, por ka shumë herë më tepër llogaritarë karrikesh…
-PD po konsolidon opozitën e brendshme me vendimmarrje të pa-hormanizuar me themelimin e ri, të cilit iu bashkangjit themelimi i dytë, me kostume disi edhe ambasadash.
-PD ka vënë në zgrip Statutin, duke e vënë përballë statuskuosë…
-PD po vë në dilemë serioze primaret, duke negociuar me marrëveshje me kollaret
-PD po bëhet më e fortë, ndonëse është duke vluar, kush të vërë duart në tortë…
-PD duhet të përulet ndaj demokratëve, të ofertojë Garanci, të dëshmëjë se nuk njeh pazare
-PD të mos ekspozojë rrezikun e vetëkënaqjes me dakortësi të një ekipi të ri opozitar, duke skicuar përsëritje..
-PD mund dhe duhet të destabilizojë parlamentin, vendin dhe qeverinë, e mos besojnë se autokrati Rama, u mbron demokracinë
-PD mos iluzionohet se Ramën e rrëzojnë ndërkombëtarët, por ti bëjë hesapet me shqiptarët..
Është ende shpejt, por ka shenja të një covidi të demokracisë së brendshme..
