Sport

Sylvinho shpall të premten listën, Broja dhe Manaj rikthehen në Kombëtare

Kombëtarja ‘ndez motorët’ për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sylvinho ka gati listën e zgjeruar për dy ndeshjet miqësore të marsit, teksa në të do jenë sërish Armando Broja dhe Rey Manaj.

Të premten në orën 12:00 trajneri do bëjë publik emrat që janë thirrur për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë.

Më 22 mars në Parma të Italisë kuqezinjtë luajnë kundër Kilit, ndërsa tre ditë më vonë në Stockholm luhet ndeshja kundër vendasve të Suedisë.

Këto janë dy ndeshjet e para për këtë vit, me brazilianin që do shohë nga pranë formën e lojtarëve.

Nga sa mësohet të gatshëm do jenë më shumë se 26 emra, teksa Broja dhe Manaj do vendosen nën urdhrat e trajnerit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?