ksident i frikshëm në Durrës, shoferi humb kontrollin, makina përplaset me një karburant! 4 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit ku një makinë është përplasur me një karburant.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i identifikuar si M.Ç, 30 vjeç dhe 3 pasagjerët që e shoqëronin.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Total 0 Votes
0
0
