AktualitetPolitike

Berisha: Berberi u arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura nga Rama e Balluku

Berisha: Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. 1 km rrugë në Sheshin Shqiponja ka kushtuar 30 mln euro

Të dashur qytetarë, do u jap sonte disa shembuj për të kuptuar vjedhjen e tmerrshme që bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe soji i tyre në punët publike.
Për të kuptuar se Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt.
Nuk është asgjë tjetër. Arrestohet Taulanti për të mbuluar vjedhjen gjer tani të 130 milionë euro me djegësin e Tiranës.
Për të mbuluar zhdukjen e 130 milionë eurove në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, para të paguara për inceneratorin e Tiranës.
Në një kohë, kur inceneratorit nuk i gjendet nam as nishan. Kur asnjëri nga 5 objektet nuk ekziston.
Por këtë krim të madh pasi Dumanët dhe Krajët kanë mbushur valixhet me euro, duan ta mbyllin me Taulantin dhe një drejtor tjetër të bashkisë.
E njëjta gjë zhvillohet me rrugët.
Vjedhjet në rrugë e tejkalojnë imagjinatën.
Një km rrugë në Sheshin Shqiponja, jo e re, por e rindërtuar, ka kushtuar 30 milionë euro.
Cilido nga ju le të lexojë sa ka kushtuar tre vite më parë autostrada Bjelli Manastir- Osijek në Kroaci, e gjatë 17 kilometra, e gjerë 29 metra. Ka kushtuar 27 milionë euro.
Po pse? Sepse standardi evropian nuk të lejon të ndërtosh me çmime false, që nuk i përmbajnë manualet.
Sepse manualet e ndërtimit që llogarisin kostot e çdo materiali të përdorur për ndërtim, në vendet e BE e nxjerrin se në atë terren, ajo autostradë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri.
Si mund të kushtojë 30 milionë euro rindërtimi i një kilometri rrugë në dalje të Tiranës?
Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Miqtë e mi, ja pse arrestohet Berberi, për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?