Bota

“Lufta e Tretë ka filluar”, paralajmërimi i zyrtares ukrainase

KAON

 

Ajo deklaroi ndër të tjera se çdo shpresë e Perëndimit për të negociuar për paqe me Rusinë është naive, dhe se perandoria e Putinit duhet të ndërpritet.

 

Sipas saj çdo bisedime paqeje me “despotin e çmendur”, do të rezultojë duke parë sesi Putin do të mbajë nën pushtetin e tij çdo pjesë të Ukrainës.

Ajo thotë se e vetmja mënyrë se si Putin mund të mposhtet, është dobësimi dhe izolimi i Rusisë.

Për Ivannën, rezultati i vetëm nga lufta në Ukrainë është që bota të bashkohet dhe “të mundë Federatën Ruse”.

Zyrtarja ukrainase beson se Perëndimi dhe vendet anëtare të NATO-s kanë frikë se si do të dukej një Rusi e shpërbërë.

Ish-zëvendëskryeministrja e Ukrainës paralajmëroi se izolimi dhe shkatërrimi i perandorisë së Putinit mund të jetë i vetmi shans për të shpëtuar Evropën nga Lufta e Tretë Botërore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?