AktualitetPolitike

Komisionet hetimore, Këlliçi: PS ka bërë një hap pas. Ja çfarë synojmë

KAON

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh këtë të martë se opozita ka kërkuar ngritjen e Komisioneve Hetimore bazuar në fakte dhe prova.

I ftuar në SYRI TV, Këlliçi u ndal në kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, duke theksuar se pikërisht vjedhja e këtyre të dhënave, ka shërbyer për të shantazhuar edhe një prej prokurorëve që po heton drejtorët e Veliajt për kompaninë 5D apo inceneratorin e Elbasanit.

Reagimi i Këlliçit ka ardhur në një kohë kur socialistët e Edi Ramës, pasi bllokuan për 5 muaj ngritjen e Komisioneve hetimore, po tërhiqen nga qëndrimi i shfaqur në tetor të 2023 që rrëzonin çdo kërkesë që paraqitej nga opozita reale.

Një përfaqësues që ka mbështetjen e 7 deputetëve dhe kandidati i tij në zgjedhjet e fundit ka dalë i 4-ti për Bashkinë e Tiranës, del e flet në emër të opozitës, ndërsa opozita reale nuk ka asnjë përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha Këlliçi.

Ai tha se lajmi i mirë për shqiptarët është që mazhoranca ka bërë një hap pas dhe këto komisione hetimore do të bëjnë transparencën e skandaleve të Qeverisë.  Por shtoi Këlliçi ky nuk është një vendim përfundimtar, por thjesht një hap pas i bërë nga socialistët.

Lidhur me Komisionin për reformën zgjedhore, Këlliçi tha se shqiptarët duan një reformë zgjedhore që të garantojë votën e lirë, që ajo mos tjetërsohet, as të blihet.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?