AktualitetPolitike

Socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore

KAON

Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhorancës dhe Rithemelimit për të rikthyer në  normalitet Kuvendin, Top Channel mëson detaje të bisedimeve mes palëve.

Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjidhje.

Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy kmisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?