SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Admir Sinamati fiton gjyqin me ABC News ( Dokumenti)

Ish kandidati i PD per Bashkine e Kukesit, ka fituar gjyqin ndaj tv abc news per shpifje.

Njoftimi i plote:

👇

TĂ« dashur miq,
Para pak ditësh Gjykata e Shkallës së Parë Kukës shpalli fajtor duke e dënuar penalisht televizionin ABC NEWS për shpifje ndaj meje dhe babait tim të ndjerë, lidhur me një kronikë të transmetuar dy ditë (11 dhe 12 Maj) para zgjedhjeve të 14 Majit 2023.

Kronika, që gjoja babai im kishte dënuar me burg tetë qytetarë kuksianë për axhitacion e propagandë në vitin 1982, në fakt ishte përgatitur me kujdes të posaçëm në zgafellat e mafias e skutat e ish-sigurimit të shtetit, të ndihmuar fuqishëm nga shërbëtorë mllefagjinj të devotshëm të klaneve më të pista dhe të urryera të Kukësit. Qëllimi i tyre ishte baltosja e figurës sime, kandidaturës së demokratëve dhe qytetarëve të Kukësit për kryetar Bashkie, me qëllimin e vetëm: pengimin e ndryshimit rrënjësor të shumëpritur nga qytetarët kuksianë, duke mundësuar fitoren e “rilindjes” dhe sektit anadollak në Kukës.

“Kuzhina” kriminale e mashtrimeve përgatiti në “kazanët” mavi të disinformimit një lajm që mezi pritën ta publikonin dhe ta interpretonin me mllef dhe triumfalizëm skizofrenik viktimat politike bartës patologjik të “sindromës së Stockholmit”, të cilët e përdorën këtë lajm për të dekurajuar votuesit kuksianë që dikur i kishin shfrytëzuar sa për të marrë poste politike dhe administrative, e me djallëzinë e dalë prej shpirtit katran të tyre deri diku ia arritën qëllimit.
Këtë lajm të pavërtetë, të sajuar mbi shpifje të ulëta e përdorën edhe disa jashtëqitje politike në Tiranë për të thënë se: “ Admiri nuk paska qenë siç hiqet”, por i kujtoj këta mercenarë provincialë se unë nuk dekurajohem nga spaletat fallco të tyre.

Gjej rastin të falenderoj me mirnjohje Z. Avdi Gjana për qëndrimin publik të mbajtur menjëherë pas daljes së këtij lajmi, Z. Ardian Daut Elezi (nip i Raif Elezit dhe Avdi Gjanës) për reagimin e hapur dhe denoncues ndaj kësaj shpifjeje të ulët, Abaz Shemsi Domin e familjarët e pothuaj të gjithë personave të anatemuar në këtë lajm të rremë për mbështetjen inkurajuese ndaj meje, si dhe të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi që nuk u mashtruan nga ky lajm, por mbajtën besimin e plotë, në atë çfarë unë dhe familja ime përfaqsojmë.
Falenderoj me përulje shokun tim të fëmijërisë Avokat Eritan Shehu dhe anëtaren e kryesisë së PD-Dega Kukës Avokate Melisa Zeneli të cilët përgatitën padinë dhe bënë përfaqsimin tim ligjor në gjykatë, dhe që falë punës së tyre të shkëlqyer profesionale arritëm nje fitore jo vetëm për mua por për të gjithë të lënduarit nga kjo shpifje.

Iu them mbeturinave të ish- sigurimit, vasalëve të korrupsionit e mafies por edhe disa lehaqenëve pseudodemokratë në Kukës, kërkojuni falje njerëzve që i keni disinformuar me të njëjtën sajesë ne vitin 2003 dhe 2023 ndryshe do t’ju kërkoj të mashtruarve prej jush të ju hedhin në honin e mbeturinave siç në fakt keni rënë prej kohësh.

Edhe njëherë ju kujtoj se Admir Sinamati nuk dekurajohet, nuk trembet, nuk shitet e as nuk tjetërsohet.
Kam lindur e jam formuar për t’iu shërbyer njerëzve e jo djajve!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?