Çfarë nuk shkoi me fushatën e Nikki Haley?
Kandidatja republikane, Nikki Haley u tërhoq nga gara pas Super të Martës. Pezullimi i fushatës erdhi pas një performance të dobët, ndërkohë që largimi i saj nga konkurrimi ishte i pritshëm
Nga Holly Honderich, BBC
Premtimi i fushatës së Nikki Haley ishte i dyfishtë: së pari, se kishte mjaft republikanë që nuk ishin kurrë pro-Trump dhe të lodhur nga Trump, brenda partisë republikane për të kapërcyer kandidatin kryesor dhe, së dyti, se Haley do të ishte kandidatja për ta ndërtuar atë koalicion.
Dhe në gjurmët e fushatës, votuesit më thanë vazhdimisht se ishin të impresionuar nga inteligjenca e dukshme e Haley-t, qëndrimi për politikën e jashtme dhe – mbi të gjitha – toni i saj.
Por problemi për Haley – si të gjithë ata që ranë para saj – ishte pjesa e parë e premtimit të saj: mposhtja e Trump.
Largimi i saj dëshmon atë që shumë njerëz tashmë prisnin: tavani për çdo kandidat tjetër, përveç ish-presidentit, është thjesht shumë i ulët për të kapërcyer bazën e tij të përkushtuar dhe energjike.
