Franca, vendi i parë në botë që shpall abortin të drejtë kushtetuese
Franca është zyrtarisht vendi i parë në botë që e shpall abortin një të drejtë kushtetuese. Vendimi u vendos pasi dhomat e parlamentit votuan me 780 vota pro dhe një pakicë prej 72 votash kundër dhe rrjedhimisht, e drejta e abortit u përfshi në kushtetutën franceze.
Mijëra qytetarë u mblodhën para kullës Eiffel për të pritur vendimin, duke ndjekur live votimin e kryer në Pallatin e Marsejës. Pasi u aprovua vendimi, në kullën e famshme u shfaq mesazhi që është edhe një ndër sloganët më të njohur të fushatave pro abortit: “Trupi im, zgjedhja ime”.
Franca është bërë kështu vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë, ndërsa të tjera shtete si SHBA dhe Hungaria po bëjnë hapa mbrapsht, duke tentuar ta heqë të drejtën e abortit. Ndërsa kryeministri francez, Gabriel Attal u shpreh në fjalën e tij: “U kemi një borxh moral grave, sepse dikur ato detyroheshin të bënin aborte të paligjshme. Trupi juaj ju përket juve”, shtoi Attal.
Aborti është legjitimuar në Francë më 1974 përmes një ligji të shtyrë përpara prej Simone Veilit, asokohe ministre e Shëndetësisë, një ndër figurat më të zëshme në luftën për të drejtat e grave.
