Rama takim me strukturat në Elbasan: PS të garantojë hegjemoninë në jetën politike
Në fjalën e tij kryesocialisti tha përpara të pranishmëve se PS-së i nevojitet rienergjizimi i organizatave.
Ai shtoi se Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje që të ruajë lidershipin dhe të garantojë hegjemoninë e vet në jetën politike shqiptare.
“Jo rastësisht unë erdha për të takuar dy organizata të Partisë Socialiste dhe jo vetëm drejtuesit, deputetët me të cilët takohemi zakonisht dhe po kështu do të shkoj në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve për të takuar organizatat socialiste.
Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje që të ruajë lidershipin, të garantojë hegjemoninë e vet në jetën politike shqiptare.
Ne na duhet një rienergjizim i organizatës së Partisë Socialiste, në radhë të parë, dhe pastaj një rienergjizim i strukturave tona më lart dhe një rienergjizim i gjithë procesit qeverisës.
Ne, në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe sesa e mëparshmja”, tha Rama.
