PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT/ Kërkohet rikthimi i Xhandarmarisë dhe i sherbimit të detyruar ushtarak, ky i shkurtuar.
Të kthejmë Krenarinë Kombëtare!
Ndër të tjera kërkohet rikthimi i Xhandarmarisë dhe i sherbimit të detyruar ushtarak, ky i shkurtuar.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
Partia Lëvizja e Legalitetit kundrejt një platforme të qartë e të zbatueshme për rikthimin e Krenarisë Kombëtare, synon të ndërtojmë një shoqëri të fortë, me ndjenjë të lartë krenarie kombëtare dhe përkushtim ndaj vendit.
Nxënësit/studentët do të përfitojnë nga një edukim i përgjegjshëm, kundrejt një historie të shkruajtur drejt, të ndërgjegjshëm dhe të përqendruar në zhvillimin e tyre individual si dhe për kontributin e tyre që duhet të japin në mirëqenien e përgjithshme kombëtare.
I-Rivlerësimi i figurave patriotike:
-Në këtë platformë, synohet të përqendrohemi në rivlerësimin dhe promovimin e figurave patriotike atdhetare, personalitete historike, politikanë e diplomat, heronj kombëtarë, intelektualë, artistë e sportist, sidoma atyre që historia i denigroj qëllimisht me shpifje dhe harresë, të gjithë ata që kontribuan në bërjen e shtetit dhe të kombit tonë dhe e përfaqësuan atë kudo denjësisht.
II-Rikthimi i xhandarmërisë për luftën kundër krimit dhe grupet e strukturuara kriminale:
Platforma për Krenarinë Kombëtare propozon rikthimin e xhandarmërisë si një forcë e specializuar për të luftuar krimin dhe grupet e strukturuara kriminale, duke marrë përvoja moderne e gërshëtuar me xhandarmërinë e Mbretit Zog. Xhandarmëria do të ketë një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit duke përballuar sfidat e kohës së sotme për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve. Modelet turke,franceze apo italiane të xhandarmërisë janë shembuj suksesi.
III-Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak ( tre muaj) për të gjithë nxënësit që përfundojnë gjimnazin:
Si pjesë e platformës për Krenarinë Kombëtare, synohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë nxënësit që përfundojnë gjimnazin. Përmes një periudhe 3-mujore trajnimi ushtarak, ata do të mësojnë artin ushtarak, disiplinën, edukimin për sigurinë kombëtare dhe ndihmën në situata emergjente.
duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe duke ndihmuar në ndërtimin e ndjenjës së përkushtimit ndaj vendit dhe bashkësisë së tyre.
Përmes kësaj platforme, synohet të promovohet ndjenja e krenarisë kombëtare, të forcohen kapacitetet e sigurisë së vendit dhe të përgatiten të rinjtë për të dhënë një kontribut të vlefshëm në shoqëri dhe në mbrojtjen e vendit tonë.
Total 1 Votes
0
1
