BotaStil/Jetë

Biden rrëfen sekretin për një martesë të gjatë: Se’ksi i mirë!

KAON

Kur ai nuk e humbet kujtesën ose nuk fillon të flasë për kundërshtarët e tij, presidenti i SHBA Joe Biden derdh gjithë butësinë e tij për gruan e jetës së tij: Jill.

“Çelësi për një martesë afatgjatë është seksi i mirë”, thuhet se u ka thënë Joe Biden bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç raportohet në librin që pritet të dalë në SHBA, me titull: “American Woman. The Transformation of the Modern First Lady Hillary Clinton to Jill Biden”.

Presidenti 81-vjeçar thuhet se u ka treguar ndihmësve detaje pikante për Jill Biden, por ky fakt shqetëson “zonjën e parë”, e cila ka qëndruar pranë tij për 47 vjet.

Një fragment nga libri i Katie Rogers, prej vitesh reportere në Shtëpinë e Bardhë në emër të “New York Times”, erdhi në zotërim të gazetës “Daily Mail” e cila zbulon dobësinë e tij të madhe për gruan e dytë. Libri i saj, që pritet të dalë të martën, ndriçon në qendër të vëmendjes zonjat e para moderne, ndërsa dy prej tyre – Jill Biden dhe Melania Trump – presin të shohin nëse përpjekja e burrave të tyre për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë do të kurorëzohet me sukses.

Joe dhe Jill janë të afërt brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe nuk mungojnë puthjet njësoj si përqafimet. Edhe në daljet e tyre publike, presidenti demokrat nuk ngurron të tregojë dashurinë për bashkëshorten e tij që qëndron si “shkëmb” në kohët e vështira dhe si nënë e fëmijëve të tij.

Biden ka humbur gruan e tij të parë dhe vajzën e tij në një aksident automobilistik, ndërsa disa vite më vonë, nga kanceri vdiq edhe një nga djemtë e tij.

Sot Biden ai shpesh prezantohet si “burri i Jill”. Stresi që ka ai si president i SHBA-ve, megjithatë duket se nuk ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit, siç rrëfen autorja librit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?