Rajoni

policia greke njoftim: Bllokohet rruga Kallpaq-Janinë, mjetet që do të lejohen

KAON

Policia kufitare greke ka njoftuar se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobuzë, nuk do lejohen të qarkullojnë.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?