Politike

Bardhi nga Korça për protestën e 20 shkurtit: Të gjithë në shesh

KAON

Nga Korça sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka si dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Gazmend Bardhi u kanë bërë thirrje qytetarëve korçare të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga PD në datën 20 shkurt.

Bardhi i ka kërkuar çdo demokrati të marrë me vete edhe pjesëtarët e familjes në këtë protestë që sipas tij, do të jetë masive dhe paqësore.

I pyetur nga Euronews Albania, nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm Flamur Noka mbi skenarin e mundshëm të kësaj proteste, është përgjigjur shkurt kur tha “Protesta është protestë” duke lënë të hapur mundësinë edhe të ndodhive
Ditën e sotme figura kryesore të PD Bardhi e Noka u kanë kërkuar edhe demokratëve devollinj të jenë të pranishëm në protestën e 20 shkurtit.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?