Zyrtare nga SPAK: Nuk ka asnjë hetim ndaj Belind Këlliçit
Belind Këlliçi: Po tani çfarë gënjeshtre tjetër do të thotë Batoni i paguar nga inceneratorët dhe Carlo i kallëzuar në SPAK për grabitje të pronës publike dhe i paguar nga inceneratori fantazmë i Tiranës???!!!
Tentativat për të shantazhuar e baltosur këdo që denoncon me fakte e prova të pakontestueshme korrupsionin dhe llumin e kësaj qeverie, thjesht sa na motivojnë më shumë në punën tonë të përditshme.
Gjej rastin dhe njëherë të falenderoj Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike për punën e shkëlqyer në demontimin me fakte konkrete të aferës së shekullit dhe garantojmë sërish qytetarët, se çështjes së Inceneratorit fantazmë të Tiranës, do t’i shkojmë deri në fund.
Sado që pronari faktit Erion Veliaj, përmes veglave të tij si Bollino e Batoni, të tentojë të na shantazhojë për të ndalur punën e nisur, nuk do i’a dalë dot. E vërteta është arma jonë më e fortë në këtë betejë.
Pas rreth katër ditësh zëdhënësja e SPAK Çollaku përgjigjet zyrtarisht: “Në vijim të komunikimit, në lidhje me shtetasin Belind Këlliçi nuk ka patur apo nuk ka procedime penale”.
Një kallëzim është në vitin 2021, një kallëzim i vjetër, për të cilin nuk është filluar, është bërë nga Gazment Bardhi, koha kundër shtetasit Belind Këlliçi e të tjerëve deputetëve të PD-së, pas përplasjeve që kishin pas përjashtimit të Berishës.
Sipas zëdhënëses së SPAK-ut ndaj shtetasit Belind Këlliçi nuk ka pasur kallëzime apo procedime penale.
Kjo është përgjigja zyrtare që vjen nga SPAK-u, në lidhje me artikulimin e bërë nga Baton Haxhiu, por që në fakt ishte raportuar më parë edhe nga një media tjetër e paguar nga inceneratorët, në pronësi të shtetasit italian Carlo Bollino.
PS: Një falenderim i veçantë për ato pak media kurajoze që nuk ndalën kurrë së foluri për këtë aferë, e në mënyrë të veçantë cna.al
