Aktualitet

Plagoset një efektiv i FNSH-së në Tiranë

KAON

Një efektiv i FNSH-së në Tiranë është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi teksa po vishte uniformën, arma i është shkrepur. Si pasojë një plumb e ka qëlluar në këmbë.

Mësohet se efektivi nuk ka probleme për jetën.

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me plagosjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë me armën e shërbimit në Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë. Sipas njoftimit efektivi me inicialet Konstandin Çipi, gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë ka plagosur në këmbë, punonjësi e Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj.

Efektivi i plagosur Xhojsi Lamaj bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivi që shkrepi armë aksidentalisht është pezulluar nga detyra. Raportohet gjithashtu se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Prokuroria dhe Polcia Gjyqësore kanë nisur hetimet dhe kanë proceduar në gjendje të lirë efektivin Konstandin Çipi, për plagosje nga pakujdesia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?