Ngrohja globale po përshpejton shkatërrimin e Amazonës
Thatësira dhe nxehtësia e nxitur nga ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë kërcënojnë të shkaktojnë kolaps në Amazonë në Amerikën e Jugut. Ekspertët kanë bërë të ditur se rajoni është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj temperaturave të ngrohta, shpyllëzimi dhe zjarret. Studiuesit në raportin e fundit të bërë publik vlerësuan se 10% deri në 47% e mbulesës aktuale të pyjeve të Amazonës do të përballen me shkatërrim deri në vitin 2050.
“Ndoshta nuk mund të bëjmë më asgjë dhe është e kotë të ndalojmë shpyllëzimin. Ne mund edhe të mos jemi në gjendje, sepse pylli do të vdesë vetë. Pra, është koha për të shpallur alarmin e kuq.”
Për analizën e tyre, studiuesit pane zonat pyjore dhe morën parasysh klimën dhe faktorët njerëzorë, duke përfshirë tendencat e ndërtimit në zonat pyjore dhe statusin e menaxhimit të tokës. Ministrja e Mjedisit e Brazilit Marina Silva ka deklaruar se shpëtimi i Amazonës kërkon një përpjekje globale. Tashmë, rreth 18% e pyjeve tropikale të Amazonës është shkatërruar.
