AktualitetPolitike

Rama në konferencë me Blinken: Çelësat e shtëpisë sonë janë të sigurt me ju

KAON

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama i uroi mirëseardhjen Blinkenit me shprehjen “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”.

 

 

Po ashtu, gjatë fjalës së tij Rama tha se ‘çelësat’ e shtëpisë sonë, Shqipërisë, janë të sigurta me SHBA-të dhe Blinken.

 

“Sot ne iu mirëpresim dhe urojmë që marrëdhënia jonë të vijojë. Shumë nga pronarët e piramidës do të donin të ishin sot këtu. Çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju. Ne iu urojmë mirëseardhjen.

 

Ashtu si shprehja e famshme, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë sonë janë shumë të sigurta me ju. Ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa mund të jenë vendet e tjera”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?