Më shumë se 90 për qind e medias në Serbi, nën kontrollin e Vuçiçit
Presidenti i Shoqatës së Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Zheljko Bodrozhiç ka deklaruar se 90 përqind e mediave në Serbi janë nën kontrollin e partisë në pushtet, specifikisht nga Aleksandër Vuciç.
Ai beson se Këshilli i shtypit ka treguar për nëntë vjet se kjo, nëse mund ta quajmë gazetari, është në një “gjendje shumë të varfër, për të mos thënë të sëmurë”.
“Ky vëzhgim na tregon se skena është ajo që është – shumë e keqe, shumë toksike. Pra, efektet toksike të atyre tabloideve më të këqija, jo vetëm të shtypura, por edhe elektronike, që vërshojnë Serbinë, janë ndjerë në shoqërinë tonë në dhjetë vitet e fundit. Pak më shumë se 90 për qind e medias është nën kontrollin e partisë në pushtet, të gjitha ato media e shkelin brutalisht Kodin, ditë pas dite dhe tani kemi të dhëna të sakta për këtë. Kemi problem këtu që gjeneruesit e urrejtjes, e cila më pas derdhet përmes mediave, janë pikërisht politikanët, ata që janë në pushtet mbi të gjitha, që përdorin median për të synuar dhe kriminalizuar kundërshtarët e tyre politikë, kritikët në opinion”, tha kryetari i NUNS.
Siç u shpreh ai, këtu ka një fenomen masiv të shkeljes së të drejtave civile.
