VIDEO/ Alma Kaçi: Mos t’ju vijë keq për gojën time, po për pushtetin që abuzon
Alma Kaçi, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.
Ndërsa sot, Kaçi e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, tregoi dhe njëherë se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.
“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.
Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar .
Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.
Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët.
Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”.
© SYRI.net
