Sport

Derbi kryeqytetas në Durrës, ja si rreshtohen Dinamo dhe Partizani

Dinamo dhe Partizani ndeshen sot në “Niko Dovana” në derbin e fazës së tretë të Superiores. Kjo sfidë ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi “blutë” duken në formë për të tentuar që t’i afrohen më shumë ekipeve në “Final Four” dhe Partizani është një prej tyre.

Trajneri Mehmeti ka respektuar pritshmërinë sa i përket formacionit, me treshen Vila-Denison-Zabërgja në mbështetje të Kaçorrit,.

Ndërsa Shehi ka bërë ndryshime duke filluar nga porta ku është Hoxha në vend të Qirkos, për të vazhduar me sulmin ku edhe Mba rreshtohet përkrah Skukës.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka, Mba.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania