AktualitetIntervistaPolitike

Vokshi akuza Ramës dhe Bashës: Është plani i tyre!

KAON

Deputetja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën e tensionuar të krijuar sot në komisionin për Reformën Zgjedhore.

Sipas Vokshit, Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë bërë me plan që Komisioni i Reformës Zgjedhore, të dështojë.

“Kanë dy vite që e mbajnë peng komisionin e Reformës Zgjedhore.  Kur u zgjua Alibeaj dhe Gjinkuri? Pasi ne çuam kërkesën, bazuar edhe në raportin final të OSBE/ODIHR. I njëjtë është dhe raporti i Progresit. Nuk e kanë më besimin tonë as Alibeaj dhe as anëtarët e komisionit. Është plan për dështim, Rama-Basha. Pse nuk u mblodhën dy vjet?!”, u shpreh ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?