Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Eduart Dingo tenton të vrasë ish-kunatin duke e goditur me makinë

KAON

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Berat, ku 56-vjeçari Eduart Dingo tentoi të vrarë ish-burrin e motrës së tij, Jani Vasiliu, 53 vjeç, duke e përplasur me makinë.

Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë, Jani Vasiliu ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, teksa në një moment i është afruar ish-kunati i tij me makinë, Eduart Dingo, ku duket qartë që e përplas qëllimisht me makinë

Jani Vasiliu mbeti i plagosur, teksa Eduart Dingo u arrestua nga Policia e Beratit.

Jani Vasiliu, dhe Eduart Dingo mësohet se kanë pasur prej kohësh konflikte pronësie të vazhdueshme me njëri-tjetrin, pasi janë fqinj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?