Protesta e opozitës, Policia “blindon” Parlamentin me furgonë dhe makina ujëhedhëse
Ditë e sotme në orën 16:30 opozita ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përpara ambienteve të Parlamentit, teksa brenda tij do të mbahet seanca plenare.
Protesta e opozitës vjen pas një seri tubimesh të përmasave të vogla, pas vendosjes në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë Policia duhet se ka marrë masa për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme. Disa furgona policie dhe makina ujëhedhëse janë vendosur në ambientet para Parlamentit, për të bërë të mundur parandalimin e çdo përshkallëzimi.
Kujtojmë se eksponentë të ndryshëm të “Rithemelimit” kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vijim.
Total 0 Votes
0
0
