AktualitetPolitike

Çuçi: “Askush nuk i ndalon deputetët e papërjashtuar”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas mbylljes së seancës parlamentare.

Çuçi tha se asnjë deputet i papërjashtuar nuk është ndaluar të futet në sallën e Parlamentit, ndërsa theksoi se ata janë mandatuar  për një jetë parlamentare normale.

Ai shtoi se nëse opozita do të vazhdojë me këtë sjellje mazhoranca do të ndjekë rregullat dhe do të vazhdojë me kërkesat për përjashtimet.

“Mendoj se ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një tjetër shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar. Që kur kanë filluar me këtë histori e kanë pasur të qartë që para rregullave të parlamentit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar për një jetë parlamentare normale. Besoj se nëse vazhdojnë kështu, edhe ne brenda gjithë rregullave do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat solemne plenare apo komisionet e rëndësishme”, u shpreh ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania