Aktualitet

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania