AktualitetIntervista

Petro Koçi: Po s’u prekën edhe oligarkët, s’do bëhet drejtësi

KAON

Petro Koçi, deklaroi mbrëmë se nëse nuk goditen oligarkët në Shqipëri, nuk do ketë drejtësi.

Deputeti Koçi, deklaroi mbrëmë se SPAK-u nuk ka vepruar ndaj oligarkëve e theksoi me bindje absolute se nëse kjo nuk ndodh, s’do ketë drejtësi.

Nuk dihet ende çfarë dhe kë nënkupton Petro Koçi me oligarkë duke qenë se kryeministri Rama nuk e përdor si fjalë, madje i ka ironizuar ata që e përdorin.

“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri.

Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi” – tha deputeti mbrëmjen e djeshme në emisionin Frontline në Report TV.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?