“Një ish-politikan kaloi në depresion pasi humbi para në bursën e Qipros”
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi mbrëmë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel se 4-5 deputetë janë subjekt i kontrolleve të pasurive që ka ndërmarrë SPAK.
Duke folur për mënyrën se si politikanët i fshehin paratë, ai tregoi shembuj se si njerëz të besuar të zyrtarëve të lartë, marrin paratë e tyre për ti ruajtur dhe më pas largohet bashkë me to jashtë vendit.
Karamuço: 4-5 deputetë janë për kontroll pasuror në SPAK. unë nuk i përmend dot me emra por parashikimet në radhe siç vijnë, në shkurt do të ketë edhe nga këta që do të kenë probleme me SPAK.
Rasti i dytë, ishte një ish politikan që ka pasur shoferin e tij dhe me atë i ndante të gjitha. Ai ishte i besueshmi. Këta gjithmonë luajnë me këto. Shoferi ikën në Belgjikë, blen lokal atje dhe i lë të gjitha këto të tjerat. Kur politikani largohet për vete, shkon në Belgjikë dhe i thotë “ore, ato lekët e mia”. Shoferi i thotë “s’ka lekë për ty”. Politikani mbeti me duar në xhepa.
Di një rast tjetër të një ish politikani që vuan nga depresioni se humbi para të madhe nga kriza e bankave të Qipros.
