Aktualitet

VIDEO/ Nje 41-vjeçar i huaj në Tiranë bllokon qarkullimin e makinave dhe i kafshon veshin policit

KAON

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar këtë të martë në Tiranë, ku një person ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën e Elbasanit, si dhe ka kundërshtuar me dhunë efektivët e Policisë. Persona ne vendgjarje deklaruan se, gjate momentit per tu ndaluar nga policia, ai i ka kafshuar veshin nje polici.

Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të huaj me inicialet E. T., 41 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit kur shtetasi i huaj bllokon qarkullimin e mjeteve në rrugë, si dhe kundërshton me dhunë policët.

Total 3 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?