Mysafirët realizuan në minutën e 22-të me Morenon, por u anulua për shkak të një faulli. Sulmuesi spanjoll “tundi rrjetën” sërish në të 41-tën, këtë herë në mënyrë të rregullt

 

Ekipi i Marcelinos “tronditi” vendasit në të 54-tën, Akhomach dyfishoi llogaritë. Katalanasit nuk u demoralizuan dhe ia dolën të përmbysin llogaritë. Gundogan dhe Pedri, brenda pak minutash dërguan shifrat në 2-2. Një autogol i pafat i Baillyt në të 70-tën “elektrizoi” stadiumin Estadi Olímpic Lluís Companys.

Guedes nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, goli në minutën e 84-të i dha një shtysë të madhe Villarealit për 3 pikët, të cilat u siguruan nga Alexander Sorloth në të 99-tën’. Të shokuar, djemtë e Xavit pësuan një tjetër nga Morales. Barcelona renditet në vendin e 3-të me 44 pikë, Villareal e vendit të 14-të me 23 pikë.