Bota

Hamasi: Do të respektojmë armëpushimin në Gaza nëse…

KAON

Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë Izraelin të përfundojë fushatën e tij ushtarake në Gaza, e cila filloi pas sulmit masiv nga Hamasi më 7 tetor. “Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bën thirrje për një armëpushim, lëvizja Hamas do ta respektojë atë për sa kohë që armiku bën të njëjtën gjë,” tha Hamasi.

Afrika e Jugut muajin e kaluar bëri një apel urgjent në gjykatë, duke thënë se Izraeli po shkel Konventën e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin dhe Shtypjen e Krimit të Gjenocidit, nënshkruar në vitin 1948, pas Holokaustit.

Afrika e Jugut kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë “masa të përkohshme” dhe dekrete emergjente për të mbrojtur palestinezët e Gazës nga shkeljet e mundshme të traktateve.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve, janë ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare. Megjithatë, gjykata nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbatuar ato. Si për shembull kur ajo i kërkoi Rusisë të pezullonte pushtimin e saj në Ukrainë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?