SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Zbulohet arsyeja se, pse Rama e ka marrë pe’ng për herë të dytë Lulzim Bashën…

E keni vene re se, Basha eshte zgjuar. Po po eshte zgjuar nga gjumi letargjik si ajo e arinjeve polare.

U zgjua sapo degjoi qe Rama tha live ne tv se, ai fle gjume dhe se nuk eshte ora per pyetje te tilla per te. Ndaj mos ja prishni endrrat.

Po pse u zgjua sot Basha dhe po ben trimin bashke me nje grup te vogel deputetesh? Pse pikerisht tani dhe jo per mbi 2 vjet qe nga perplasja e madhe me Berishen?

Mendoni se u zgjua per te miren e demokrateve? Mendondi se u zgjua se kuvendi ka kaluar ne anormalitet dhe ai si njeri i ligjit i dhimbset kjo? Mendoni se u zgjua se nuk e ze me gjumi per hallet e demokrateve  dhe situaten ne te cilen ndodhet PD? Mendoni se e zgjuan aleatet?

Jo dhe jo. Asnje prej tyre. Ate e zgjoi frika e madhe e te mbeturit jashte ne zgjedhjet e 2025. Ai tashme lufton vetem per te shpetuar te ndenjurat e tij pasi fati i asaj qe quhet PD tek selia e tij dihet tashme se cfare e pret ne zgjedhjet  e pergjithshme.

Ka leshuar dy apo tre gra deputete qe jane neper komisione per te bere sa me shume zhurme dhe qendrese kundra kolegeve te tyre. Ju duhet te bertisni sa me shume dhe mbroni parlamnetarizmin live ne tv qe te na shikoje Rama-mendohet t’ju kete thene ai.

Rama duhet te dije se une tashme varem vetem prej tij. Zhdukja nga politika ose mbajtja aty eshte vetem ne doren e Rames. Vetem me deshiren e Rames mund te plotesohet deshira e Bashes per te ndryshuar kodin zgjedhor, pasi me aktualin asnje prej deputeteve qe e mbeshtet, perfshi dhe vete ate, nuk do arrijne te zgjidhen.

Ai tashme i kapur peng per here te dyte prej Rames, eshte gati te bashkoje cdo vote me te ne parlament per te kaluar ligje qe i leverdisin Rames, me qelllimin e vetem te ndryshimit te kodit zgjedhor dhe kalimin ne proporcional kombetar.

Ai beson vertete ashtu sikunder i ka besuar per 8 vjer rrjesht kurtheve ne mashtrimeve te Rames neper marrveshjet e arritura se, Rama do tutet nga nderkombetaret dhe do ja plotesoje kete deshire. A ben vaki valle qe Rames ti vije keq per te? Po per cfare do i hyje ne pune valle vota e tij apo ta zeme edhe e dy te tjereve qe mund te zgjidhen nga ndryshimi i kodit?

Per te kuptuar se ku ndodhet sot ai grup deputetesh qe akoma e ndjekin nga pas, mjafton ti referohemi tabeles se meposhtme. Me kodin aktual asnje prej tyre nuk zgjidhet deputet. Dhe mos harroni se keto vota i kane marre ne zgjedhjet e 2021 kur ishin te gjithe bashke!

Kjo eshte tabela me votat e gjithsecilit: 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?