Shpëtim Axhami: Në vlerësim të Mbretëreshës Geraldinë!
Në vlerësim të Mbretëreshës Geraldinë!

Dje me datë 16 Janar, PETER SZTÁRAY, Ministri i Shtetit per Politiken e Sigurise se Punëve te Jashtme dhe Tregtise së shtetit Hungarez, i shoqëruar nga Princ Leka II, vizitoi statujën e Mbretëreshës Geraldine në Tirane.
Bashkë me disa prej anëtarëve të kryesisë së PLL, ishim pjesëmarrës në këtë ceromoni simbolike të vendosjes së një kurore pranë statujës së Mbretëseshës Geraldinë.

Ndër të tjera..
“Shqiptarët janë krenarë për Mbretëreshën e tyre për Mbretëreshën e Shqipërisë, për “Trëndafilin e Bardhë” të Hungarisë.
Ne e vlerësojmë maksimalisht figurën e Mbretëreshës tonë, për atë çfarë Ajo përfaqësonte, për vyrtytet e larta të Saj dhe mbi të gjitha për kontributin e gjithanshëm të saj për vendin e kombin tonë.
Ne gjithashtu vlerësojmë marrëdhëniet shekullore midis dy shteteve dhe jemi mirënjohës për çfarë shteti Hungarez me qemdrimet e veta ka mbajtur pro kombit tonë.

Jemi të bindur, shpresojmë dhe të gjithë duhet të punojmë që marrëdhëniet Shqipëri-Hungari të konsolidohen gjithmonë e më tepër në interes të paqes dhe stabilitetit drejt integrimit edhe të Shqipërisë për në BE”
Në këtë aktivitet morën pjese deputetë të parlamentit, dhe të organizatave jo-geveritare shqiptare, gazetarë dhe analistë të njohur.

Total 0 Votes
0
0
