Dje çoi deputetet e tij në komision, sot i kërkon llogari Ramës pse pengon ngritjen e tyre
Lulzim Basha përmes një reagimi është shprehur se “makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës komisionet hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta”.
Basha u shpreh se “ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës”, duke akuzuar kreun e qeverisë.
Ai theksoi se “kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi dhe se kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”.
Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.
Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.
