Autoambulanca prej 3 vitesh jashtë funksionit! Shoferi paguhet
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjoricë, Bulqizë është jashtë funksionit.

Kjo autoambulancë është në shërbim të 5400 banorëve, të shpërndarë në fshatra me terren shumë të vështirë që tashmë nuk e marrin më këtë shërbim. Por edhe pse autoambulanca nuk punon shoferi vazhdon e paguhet.
Fiksi tregoi me pamje e figurë sesi autoambulanca ishte e parkuar në shtëpine e shoferit dhe ai tregon që prej më shumë se një viti ajo nuk ka as dokumentacion. Shërbimi sipas shoferit ofrohet nga ai me makinë personale ose nga autoambulancat e qendrave të tjera.
Por drejtori i qëndrës i vë në dispozicion Fiksit dy shkresa ku ai i drejtohet NJVKSH Bulqizë me anë të një shkrese në vitin 2022 dhe një të vitit 2023 pikërisht për problemin në fjalë. Por që në NJVKSH Bulqizë këto shkresa nuk kanë mbërritur kurrë.
Shoferi vazhdon paguhet dhe autoambulanca nuk punon rrjedhimisht 5400 banorë nuk marrin shërbim.

Top Channel
