AktualitetPolitike

“Flutura e pengut, mos shkel mbi votat e demokratëve!’

KAON

“Mos u bëj fasadë e Evis Kushit, e Suel Çelës dhe e bandave të Elbasanit!” – Me këtë thirrje i është drejtuar sot, në mbledhjen e Komisionit për Edukimin, deputeti i PD Gazmend Bardhi, deputetes Flutura Açka.

“Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve! – i është drejtuar Bardhi, duke mos e lejuar Açkën të fillojë mbledhjen e parë të komisionit për këtë vit, pa plotësuar kërkesat e opozitës.

Açka ka tentuar të vijojë, por Bardhi, Noka dhe deputetët e tjerë i kanë thënë t’i lërë hartimet dhe përrallat e Edi Ramës. “Deklarohu se je me mazhorancën”, kanë insistuar deputetët e PD-së, derisa Kuvendi e mbylli transmetimin.

Bardhi i ka kërkuar me ngulm Açkës të kujtohet pse po protestohet: “Mos u bëj fasadë, mos u bëj fasadë, mos u bëj fasadë! – i ka përsëritur ai. – Mos shkel mbi votat e demokratëve, mbi votat e opozitarëve!

Mos u bëj fasadë e Evis Kushit, e Edi Ramës, po ngri zërin për komisionet hetimore! Ngri zërin për komisionet hetimore! Ngri zërin për të drejtat e opozitës!

Je aty me votat tona! Mos u bëj fasadë e Evis Kushit! Jo, nuk ulem! Nuk mund ta drejtosh mbledhjen pa u plotësuar kërkesat e opozitës!”/ar/sh/SYRI.NET

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?