Noka nga parlamenti: Sot presidenti erdhi si ministër i Edi Ramës
Flamur Noka nga parlamenti: Sot presidenti erdhi si ministër i Edi Ramës, ai ishte vetëm një faktor destabiliteti, asgjë më shumë
Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese.
Erdhi si një ministër propagande.
Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.
Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë.
Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
